ZYRTARE/ Real Madrid me mungesa të mëdha kundër Deportivos

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka publikuar zyrtarisht listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme kundër Deportivo La Corunas.

Tekniku francez ka lënë pushim Cristiano Ronaldon, ndërsa për shkak të dëmtimeve mungojnë Gareth Bale, Pepe dhe Coentrao, transmeton SYRI.net.

Ndërsa edhe Sergio Ramos nuk do të jetë në këtë përballje për shkak se në “El Clasico” u ndëshkua me kartonin e kuq.