Manipulimi LIVE para kamerave/ Berisha publikon VIDEO-n e skandalit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, e cila tregon se si është bërë ashiqare masakra elektorale edhe në prani të mediave nga komisionerët e PS-së në zgjedhjet e 14 majit.

Nga pamjet e transmetuar live në media, dallohet komisioneri i PS-së, i cili e plotëson fletën e votimit në tavolinën e tij duke shkelur në mënyrë të hapur ligjin dhe ia jep votueses, e cila as nuk shkon në dhomën e fshehtë, por e palos dhe e fut në kutinë e votimit.

Votim pa dhomë të fshehtë. Komisioneri kriminel mbush fletën e votimit edhe para mediave!’, shkruan Berisha në Facebook.