Masakra elektorale/ Noka në SPAK për denoncimet e krimit zgjedhor

Deputeti demokrat Flamur Noka është paraqitur paraditen e së martës në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Raportohet se ai është thirrur nga prokurori Elvin Gogaj.

Flamur Noka ka bërë disa kallëzime në SPAK lidhur me masakrën zgjedhore.

Burime bëjnë me dije se është thirrur në cilësinë e personit deklarues.