E rëndë/ Aksident në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, humb jetën 55-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.

Sipas policisë mësohet se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën një 55 - vjeçari SH.K dhe është lënduar pasagjerja që ndodhej në makinë më të, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.