Kishte fshehur 100 gr kokainë në çantën e nipit 4-vjeçar, arrestohet i riu në Itali

Një 30-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se kishte fshehur kokainë në çantën e nipit 4-vjeçar.

Në çantën e shpinës së fëmijës, u gjetën 100 gr kokainë. Ngjarja ka ndodhur në Isola Capo Rizzuto, në provincën e Crotone, ku një djali 4-vjeçar u gjet duke luajtur, së bashku me disa fëmijë të tjerë, me një mbështjellës që përmbante drogë.