Mposhti Veliajn në Kavajë, Fisnik Qosja: Qytetarët i bënë bllokadë makinerisë së pushtetit
Fisnik Qosja i koalicionit opozitar "Bashkë Fitojë" është kryetari i ri i bashkisë së Kavajës.
Ai mposhti Erion Veliajn dhe angazhimin e pushtetit që donte ta mbante Kavajën.
Në Çim Peka Live, në Syri Tv, Qosja tha se qytetarët e Kavajës i bënë bllokadë makinerisë së pushtetit.
"Në 14 Maj të gjithë qytetarët e Kavajës i bënë barrikadë të jashtëzakonshme të gjithë makinerisë së pushtetit. Në Kavajë nuk ka lënë drejtor pa mbështet kandidatin kundërshtar, por hasën në bllokadën që i bënë qytetarët e ndershëm dhe të guximshëm të Kavajës", tha ai.
Çim Peka: A u tentua të bliheshin votat?
Fisnik Qosja: Padiskutim, edhe vende-vende janë blerë vota por hasën në një rezistencë të jashtëzakonshme sidomos nga pjesa e qytetit të Kavajës.