Granit Xhaka: Ndeshja e fundit për mua me Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, po afrohet gjithnjë e më shumë me Bayer Leverkusen dhe të dhëna të mëtejshme i dha vetë ai në një intervistë për “The Standard”.

Xhaka theksoi se e ardhmja e tij do të qartësohet plotësisht javën e ardhshme.

“Me siguri e ardhmja ime do të dihet javën e ardhshme. Mendoj se tifozët e meritojnë dhe gjithashtu unë. Ne kemi një tjetër javën në Premier League, dua ta shijoj, nëse kthehem pas 3 vite, sot ndihem krenar dhe i lumtur. Gjithmonë do t’u jem mirënjohës fansave për mënyrën se si po më trajtojnë pas kësaj, nuk e prisja.

Javën e ardhshme, e përsëris, do të dimë shumë më tepër për të ardhmen time. Dua t’u kthej diçka tifozëve për atë që mund të jetë ndeshja ime e fundit me ‘Topçinjtë’. Doja të bëja diçka të veçantë këtë sezon, ndoshta me një titull, por nuk ndodhi kështu”, tha mesfushori.