Lufta në Ukrainë, tre të plagosur nga sulmet ruse në Belogord

Sulmet ruse në Belogord të Ukrainës kanë plagosur tre persona. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i qytetit, Vyacheslav Gladkov.

Ai bën me dije se janë dëmtuar tre banesa dhe një ndërtesë administrative.

Sakaq, Gladkov pretendon se një grup sabotuesish nga ushtria ukrainase kanë hyrë në territorin rus në rajonin e Graivoron.

Rusia ka nisur pushtimin e saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar.