SYRI TV/ Zgjedhjet e 14 Majit, objekt debati te 'Siguria', Noka: Policët blinin vota për PS
Komisioni i Sigurisë u përfshi nga diskutimet për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit, pasi opozita kërkoi shpjegime nga zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila, për rolin e policisë dhe drejtorisë së gjendjes civile në procesin zgjedhor. Deputeti Flamur Noka, deklaroi se 1.3 milionë votues u zhvendosën nga qendrat e votimit ndërsa zv.ministri u kundërpërgjigj se kjo ishte kërkesë e KQZ.
SYRI TV
Akuzat për manipulimin e zgjedhjeve të 14 majit dhe vendosjen e shtetit në funksion të mazhorancës, ishin në fokus të mbledhjes së komisionit të sigurisë. Sekretari I Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, e cilesoi si maskaradë zgjedhore, procesin e 14 majit, duke kërkuar llogari nga zv.ministri i Brendshëm Andi mahila, për përfshirjen e policisë së shtetit në fushatë, në krah të Partisë Socialiste dhe personave të inkriminuar.
ZV.ministri i Brendshëm Ani Mahila, mohoi që policia e shtetit të ketë tejkaluar komptencat e saj. Nga ana tjetër Noka kërkoi përgjigje nga zv.ministri edhe sa i përket zhvedosjes së qëndrave të votimit për 1.3 milionë votues.
Zv.ministri i Brendshëm kërkoi më shumë kohë, për t’ju përgjigjur pyetjeve të opozitës, ndërsa theksoi se analiza e detajuar do të bëhet pas publikimit të raportit përfundimtar të ODHIR.