SYRI TV/ Shqiptarët ikën, turizmi pa punonjës. Bangladeshasit: Jemi të kënaqur këtu

Teksa qindra mijëra të rinj shqiptarë ikin në emigrim për shkak të pagave të ulëta, sektori i turizmit po gjen shpëtim të përkohshëm për punonjës te bangladeshasit dhe filipinasit. Një restorant në Durrës ka të paktën 20 punonjës, të cilët tregojnë se janë të kënaqur me punën në Shqipëri, por deklarojnë se këtu do të qëndrojnë përkohësisht.

SYRI TV

Sektori i Turizmit, kryesisht hotelet dhe restorantet në bregdet, po gjejnë shpëtim për futi punëtore te shtetasit e huaj.

Një restorant në Durrës, ka punësuar rreth 20 shtetas nga Bangladeshi dhe nga Filipinet, të cilët kanë zënë pozicione kyçe në kuzhinë apo dhe shërbime. Syri televizion, bisedoi me disa nga punonjësit e këtij restoranti, të cilët shprehen se janë të kënaqur me pagaën dhe kushtet e punës.

Sepse dua të punojë këtu në Shqipëri. Është një vend i mirë, gjithashtu njerëzit janë shumë të mirë këtu. Po jam i kënaqur me pagesën që marrë këtu, sepse është punë shumë e mirë.

Por, edhe këta shtetas, Shqipërinë do ta përdorin tranzitë, pasi duan të largohen prej saj.

Është një punë e mirë, por është gjithashtu një hap i mirë për të ikur në një vend tjetër për të ardhmen time. Këtu është mirë, njerëzit në Shqipëri janë miqësor. Pagest janë të mira,

Shefi i shërbimit në sallë te ky restorant, tregon se punonjësit e huaj janë përshtatur, ndërsa atyre u paguhen gjithçka, përfshirë edhe fjetjen, ushqimin apo shërbimet shëndetësore.

Megjithëse nuk e pranojnë ta thonë në kamera, marrja e punonjësve të huaj, është kosto e tepërt për biznesin, pasi shpenzimet për një punonjës të huaj, janë disa herë më të mëdha se për një punëtor shqiptarë.