GJKKO lë në burg kreun e zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Belerin

Fituesi i zgjedhjeve për kryetar bashkie në Himarë Fredi Beleri është transferuar nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin e 313 në Tiranë.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me akuzën për korrupsion zgjedhor.

Ndërsa sot doli para Gjykatës së Posaçme. SPAK kërkoi arrest me burg, ndërsa gjykata vendosi ta lërë në burg së bashku me mikun e tij Pandeli Kokaveshi, për të cilin seanca u zhvillua në mungesë.

Ministri i Jashtëm Nikos Dendias këtë të hënë gjatë një takimi me Ministren e Punëve të Jashtme Olta Xhacka deklaroi se çështja e Belerit u diskutua gjithashtu gjatë takimit.