Berisha pret kryetarin e ri të bashkisë: Qytetarët çliruan në 14 maj Kavajën nga monizmi i dytë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja.

‘Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha i ka uruar z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës.

POSTIMI I PLOTË:

Takim me Kryetarin e Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja.

Miq, sot prita në një takim kryetarin e ri të Bashkisë Kavajë, z. Fisnik Qosja. Në këtë takim shpreha mirënjohjen time të pakufishme për qytetarët, të cilët njëlloj si në vitet ‘90 e çliruan si të pamposhtur me datë 14 maj Kavajën nga monizimi i dytë.

Unë gjithashtu falenderova përzemërsisht kryetarin e ri të Bashkisë së Kavajës, degën e Partisë Demokratike dhe të gjithë ekipin e tij për suksesin shëndritës që arritën në këtë fushatë dhe i urova z. Qosja suksese në detyrën e tij të lartë dhe fisnike si qytetar i parë i Kavajës. #sb