‘Votoni për ne që të mos përfundojmë si Shqipëria’/ Berisha: Kur të tjerët të përdorin si gogol elektoral
Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar me ironi pas publikimit të sloganit të një partie politike në zgjedhjet në Slloveni, në të cilën thuhet ‘votoni për ne që të mos përfundojmë si Shqipëria’.
Berisha ka theksuar se kjo ndodh kur bëhesh dele e zezë për maskaradë elektorale dhe të tjerët të përdorin si gogol.
‘Kur bëhesh dele e zezë për maskaradë elektorale dhe të tjerët të përdorin si gogol elektoral!’, shkruan Berisha në Facebook.