I dehur në timon, nuk i bindet urdhrit të policisë, arrestohet 27 vjeçari në Korçë
Një 27 vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në rrugën “28 Nëntori”.
Gjithashtu, sipas njoftimit të policisë, 27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.
Njoftimi/ DVP Korçë
- Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kuçi i Zi, Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, Korçë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.
- Më datë 21.05.2023, në Komisariatin e Policisë Kolonjë është paraqitur shtetasi R. K., 45 vjeç, banues në fshatin Gozhdarazhdë, Kolonjë, i cili deklaron se më datë 20.05.2023, i është larguar nga banesa motra e tij 49-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë po vijon puna për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.