Lojtari i Skënderbeut pranë gjigantëve të Champions
Gjigantët kroatë që marrin pjesë në Champions League, Dinamo Zagreb dhe klubi belg Gent janë interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit të Skënderbeut, Liridon Latifi.
Janë burimet e sigurta të përditshmes “Panorama Sport” e cila zbulon se agjentët e dy klubeve të njohura kanë bërë disa vizita të shpeshta në Shqipëri dhe njëkohësisht janë takuar me zyrtarë të lartë të korçareve.
Drejtori sportiv, Haris Fakic disa herë është parë i shoqëruar në ndeshjet e Skënderbeut nga menaxheri i Dinamo Zagrebit.
Objektivi është i qartë: kroatët duan me çdokush mesfushorin por më parë duhet të bindin presidentin Ardjan Takaj.
Ky i fundit kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e 23-vjeçarit për të cilin kërkon jo më pak se 800 mijë euro.
Me shumë mundësi fundi i këtij sezoni do ta gjejë Latifin në një tjetër kampionat. Dinamo e Zagrebit po insiston më shumë se të gjithë për të blerë kartonin e kosovarit që luan me Kombëtaren e Shqipërisë.