Dështimi i negociatave, Rama shkon sërish të takohet me Metën

Kryeministri Edi Rama është takuar sërish sot me kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën, në zyrën e këtij të fundit në Kryesi.

Takimi midis tyre vjen menjëherë pas dështimit të negociatave ditën e djeshme me opozitën me ndërmjetësimin e dy eurodeputetëve; David McAllister dhe Knut Fleckenstein.

Megjithatë, ditëve të mërkura, Rama e Meta e kanë bërë rutinë një takim, që i paraprin seancës parlamentare të së enjtes në Kuvend.