Nis korrja e trëndafilave në provincën Idlib të Sirisë

Në qytetin Killi po korren trëndafilat rozë të Damaskut. Për shekuj, aroma e çmuar e luleve është distiluar në ujë trëndafili për t'u përdorur në parfume, kozmetikë dhe ushqime në të gjithë Lindjen e Mesme dhe Evropë.

"Vjelja e trëndafilave më bën të lumtur," thotë Shahed, e cila jeton në një kamp aty pranë për sirianët e zhvendosur dhe mbledh lulet për të mbështetur familjen e saj.