Dasho: Trupi krijon toleranca ndaj lëndëve të prodhuar nga opiumi

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV për të diskutuar pasojat që kanë njerëzit nga përdorimi i lëndëve psikotrope ishte mjeku Erion Dasho.

Dasho është shprehur se përdorimi i lëndëve opiate si morfina dhe heroina është një problem shumë i madh pasi trupi fillon e krijon tolerancë e për pasojë injektimi sa fillon e  rritet vazhdimisht.

Problemi  i përdorimit të opiateve në përgjithësi është se e kanë shumë të lehtë të manifestohen në dy fenomene të dëmshme, e para është varësia dhe dyta është  toleranca

Varësia do të thotë që në duke qenë se merret një produkt opiat si heroina që është gjysmë sintetik pasi përfitohet nga përpunimi. Përveç kësaj kemi dhe opiate të tjera që janë gjymsësintetike por edhe sintetike siç është fentanili ku përdoret si pjesë e anestezisë.

Në këto kushte këto substanca ngjajnë me endofinat që është një substancë e brendshme e organizmit që merr pjesë në proceset dhimbjes janë përdorur në mjekësi historikisht si preparate anti dhimbje. Morfina përdoret në fazat terminale që janë sëmundjet kanceroze dhe kjo përdoret në këtë fazë dhe jo në sëmundje të tjera pasi pacienti bëhet i varur. Nga përdorimi i vazhdueshëm i heroinës dhe morfinës ai bëhet i varur dhe kërkon që të marrë doza të vazhdueshme dhe problemi që lind është toleranca pasi sa herë vazhdon të marrë doza duhet që të injektohet një sasi më e madhe se e para dhe kjo sjell në një kohë të shkurtër overdozën.

Këto drogra në qoftë së në fazat e para merret nëpërmjet tymosjeve personat që e përdorin fillojnë të kalojnë në faza e injektimit direkt pasi krijohet toleranca e për pasojë sasi e injektimit fillon e rritet.