Paralajmërimi kërcënues i Drecun, vjen thirrja për ndërkombëtarët, kjo është frika më e madhe për veriun!

E një i tillë erdhi edhe nga Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, i cili tha se me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, se situata e sigurisë në Kosovë ka arritur kufirin maksimal, dhe se ndodhemi afër konfliktit.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova po e minon dialogun me mbështetjen e vendeve të Kuintit, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëkohësisht po përpiqet të vendosë kontroll të plotë dhe absolut mbi veriun e Kosovës

Drecun tha se procesi i minimit të dialogut nga Kosova me mbështetjen e vendeve të QUINT-it, refuzimi i plotë i draft Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga Ekipi Menaxhues dhe futja e “vetëqeverisjes për serbët” e Kurtit është lojë, thelbi i së cilës në fakt është “të njohësh shtetin e Kosovës nga Serbia”.

Në të njëjtën kohë, shton ai, Kurti po përpiqet të vendosë kontroll të plotë dhe absolut mbi veriun e Kosovës në dy drejtime – njëri është ai administrativ, duke pushtuar katër komuna në veri pas, siç tha ai, “zgjedhjet e mbajtura”.

Ai paralajmëron se është e rrezikshme që në Kosovë të lënë të kuptohet se do ta përfundojnë procedurën e hapjes së urës në Ibër dhe se po fillojnë të heqin targat nga veturat e njerëzve që nuk janë riregjistruar dhe të mbledhin gjoba.

“Është veçanërisht e rrezikshme që ata po përgatisin pjesën e dytë të zbatimit të planit të tyre, me mbështetjen e Kuintit, që është pushtimi i vërtetë policor dhe ushtarak i veriut të Kosovës. Ata tashmë kanë stacionuar pjesëtarë të njësive speciale parapolicore në në veri të Kosovës kanë miratuar të ashtuquajturin dekret të qeverisë për shpronësimin e tokës serbe në komunat ku synojnë të ndërtojnë baza të reja”, thotë Drecun.