Tenis/ Medvedev mposht Rune në finale dhe fiton turneun e Romës
Daniil Medvedev fiton turneun e Romës 2023. Tenisti rus, që para këtij viti nuk kishte fituar asnjë ndeshje në “Foro Italico”, ka mposhtur në finale Holger Rune.
Ka qenë një sfidë e luftuar, që zgjati një orë e 42 minuta, ku Medvedev arriti të triumfojë 2-0, duke fituar të dyja setet me rezultatin 7-5.
Ky është trofeu i 20-të që rusi fiton në karrierë dhe pas suksesit në kryeqytetin italian, nga e hëna do të kthehet në vendin e dytë në renditjen botërore të tenisit.