Dortmund nuk gabon, mposht Augsburg dhe ngjitet në krye të Bundesligës
Borussia Dortmund nuk gabon, mposht 3-0 në transfertë Augsburg dhe ngjitet e vetme në krye të renditjes së Bundesligës gjermane.
Verdhezinjtë ngjiten në kuotën e 70 pikëve, 2 më shumë se Bayerni i Mynihut, dhe kur ka mbetur edhe një javë nga përfundimi i kampionatit kanë një mundësitë artë për tu shpallur kampionë pas 11 vitesh.
Vendasit luajnë me një lojtar më pak për më shumë se 50 minuta dhe Dortmund arrin që të përfitojë duke shënuar tre gola me Haller (2 gola) dhe Brandt.