Nuk ka fitues në 'Olimpico di Torino', Torino dhe Fiorentina ndajnë nga një pikë

 

Torino dhe Fiorentina nuk kanë shkuar më shumë se një barazim në javën e 36-të të Serie A. Ekipet ndajnë nga një pikë në “Olimpico di Torino” dhe gjenden tashmë në mesin e tabelës.

Fiorentina prishi fillimisht ekuilibrat e këtij takimi falë një goli të shënuar nga sulmuesi Luka Jovic. Megjithatë, Torino u përgjigj ndaj miqve dhe arriti të rikthejë baraspeshën me anë të Antonio Sanabria.

Ky barazim e pozicionon Fiorentinën në vendin e 11-të të klasifikimit të Serie A me 50 pikë të grumbulluara. Gjithashtu dhe Torino grumbullon kaq pikë, por ndodhet një vend më sipër.