Qafë Thanë/ Makina përplaset me autobusin, shpërthen në flakë, ka të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në afërsi të Prrenjasit.

Sipas informacioneve të para një makinë është djegur në afërsi të Qafë Thanës pasi është perlasur me një autobus.

Si pasojë e aksidentit, mjeti i vogël  ka shpërthyer në flakë, ndërsa raportohet për disa të plagosur.

Ambulanca e spitalit të Përrenjasit ka marrë disa persona të plagosur rëndë, ndërsa është nisur edhe ambulanca e Librazhdit drejt vendngjarjes.