‘Po cenojnë stabilitetin global’, Moska dënon ashpër samitin e G7: Nxjerrin deklarata anti-ruse dhe kineze

 Rusia e ka dënuar samitin e G7 si një ngjarje të “politizuar” që nxjerr deklarata anti-ruse dhe anti-kineze dhe ka akuzuar organizatorët për cenimin e stabilitetit global.

Ministria e Jashtme e Moskës në një deklaratë në Telegram akuzoi samitin për deklarata anti-ruse dhe anti-kineze, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Sipas tyre G7 ishte “përkeqësuar në mënyrë të pakthyeshme” dhe se forumi ishte bërë “një inkubator ku, nën udhëheqjen e anglo-saksonëve, po përgatiten iniciativa shkatërruese që cenojnë stabilitetin global”.

Në të njëjtën deklaratë, ata pretenduan se G7 po “flirton” me shtetet joperëndimore në një përpjekje për të penguar zhvillimin e lidhjeve të tyre me Moskën dhe Pekinin.

 

Rusia dikur ishte anëtare e G7, e njohur më parë si G8, përpara se të përjashtohej pas aneksimit të rajonit të Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.