Zgjedhjet në Greqi, fermeri shkon për të votuar së bashku me kalin dhe gomarin

Me kalë dhe i shoqëruar nga një gomar i vogël, fermeri 50-vjeçar shkoi në qendrën e votimit të shkollës së mesme speciale Argolida, në Nafplio, për të votuar.

Këtë të diel qytetarët grek po i drejtohen qendrave të votimit për të vendosur qeverinë që do i udhëheqë në 4 vitet në vijim, por duket se në qendrat e votimit nuk janë shfaqur vetëm njerëzit.

Një fermer është shfaqur në një qendër votimi në Nafplion së bashku me kalin dhe gomarin e tij.