Në krye të tabelës, City ka katër pikë më shumë se Arsenali, i cili ka vetëm një ndeshje më shumë për të luajtur para fundit të sezonit.

Nga ana tjetër, skuadra e Guardiolës ka edhe tre duele të tjera në kampionat, kështu që City fitoi titullin e kampionit të Anglisë për të nëntën herë në historinë e tij.

Vlen të theksohet se “Qytetarët” mbrojtën edhe titullin dhe dolën kampion për të tretin sezon radhazi.

Këtë sezon, City ka shansin për të fituar tripletën pasi do të luajë në finalen e FA Cup kundër rivalit të qytetit, Manchester United, dhe më pas në finalen e Champions League kundër Interit.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/May/21/auto_Screenshot_21684656220.png", "width": 900, "height": 598 } }

VIDEO/ Shihni si e përjetuan futbollistët e Cityt fundin e ndeshjes mes Nottinghamit dhe Arsenalit

Lojtarët e Manchester Cityt ndoqën bashkë ndeshjen mes Nottingham Forest dhe Arsenalit dhe festuan furishëm pas vërshëllimës së fundit të arbitrit.

Përkatësisht, Nottingham mposhti Arsenalin me rezultat 1-0 në duelin e javës së 37-të të Premier League, dhe kështu City mbrojti matematikisht titullin kampion.

Ishte një ditë speciale për djemtë e Pep Guardiolës, të cilët prisnin me padurim përfundimin e takimit në Nottingham.