Real Sociedad mposht Barcelonën dhe ‘blindon’ vendin e katërt në La Liga

Lojtarët e Barcelonës u mposhtën në Camp Nou nga Real Sociedad me rezultat 1-2 pasi konfirmuan titullin e kampionit të Spanjës në xhiron e fundit të La Ligës.

Mysafirëve iu desh fitorja për të ruajtur vendin e katërt në Ligën e Kampionëve, ndërsa Barça u fut pa asnjë presion në ndeshje me katër xhiro para përfundimit të kampionatit. Kjo është edhe humbja e parë në fushën e tyre të kampionëve të ri spanjoll.

Sociedadi kaloi në epërsi në minutën e pestë me golin e Merinos, ndërsa Sorloth në minutën e 72-të shënoi 0-2.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Lewandowski në minutën e 90-të, duke e bërë këtë golin e tij të 22-të në sezonin debutues në La Liga.

Barça është e para me 85 pikë të grumbulluara, ndërsa Real Madridi është i dyti me 71 dhe një ndeshje më pak. Atletico Madrid është i treti me 69 (ndeshje më pak), dhe Real Sociedad me 65 pikë.