VIDEO/ Digjet 'Audi' në Rrugën e Arbrit

Digjet një makinë në baypasin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Makina dyshohet të ketë marrë flakë për shkaqe të mbinxehjes, pasi kjo pjesë e rrugës së Arbrit është shumë e vështirë.

Automjeti tip Audi ka marrë flakë në malore duke u shkrumbuar totalisht.  

Deri më tani mësohet se nuk ka probleme në njerëz, pasi shoferët dhe pasagjerët kanë dalë sapo kanë parë tymin.