Sulmohet me armë një qendër rezidenciale në Los Angeles

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një kompleks banimi në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmi është bërë e ditur nga mediat vendase, sipas të cilave autori është arratisur me një fuoristradë të bardhë, teksa autoritetet janë vënë në ndjekje të tij.

Tre personat e plagosur janë të rinj me ngjyrë mes 25 dhe 30 vjeç, ndërsa e katërta është një grua hispanike rreth të 40-tave. Të gjithë persona janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, teksa mësohet se të shtënat kanë ndodhur në katin e parë të kompleksit rezidencial.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, por ende nuk ka një identikit të tij.