Goditi me thikë 55 vjeçarin, arrestohet një person në Vlorë

Në prangat e policisë ka rënë një 49-vjeçar në Vlorë si autor i dyshuar i një plagosjeje me thikë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë, ku 49-vjeçari ka plagosur me mjetin prerës një 55-vjeçar.

Autori i dyshuar u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

49-vjeçari është banues në fshatin Akërni, ndërsa konflikti dyshohet se ka nisur për motive të dobëta. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.