Dorëzohet Arsenali, Manchester City shpallet zyrtarisht kampion i Anglisë

Tashmë është zyrtare, Manchester City është kampion i Premier Ligës për sezonin 2022-2023.

“Qytetarëve” të Pep Guardiolës, u është dashur të festojnë nga shtëpia, pas disfatës së sotme të Arsenalit ndaj Notingham Forestit me rezultatin 1-0.

Skuadra e Artetës humbi “busullën” në 2 javët e fundit, duke ia bërë më të lehtë misionin Cityt.

Teksa “Topçinjtë” kanë për të luajtur edhe vetëm 1 ndeshje nga fundi i Premier Ligës, diferenca është 4 pikë, teksa skuadra e Guardiolës ka 2 duele më pak. 

Për sa i përket duelit të sotëm mes Notingham dhe Arsenal, goli i fitores për vendasit u shënua nga Auoniji në minutën e 19-të.

Një triumf tepër i rëndësishëm për misionin mbijetesë.