Serie A/ Atalanta rikthehet te fitorja me Gjimshitin në fushë

Atalanta është rikthyer te fitorja pas dy disfatash radhazi, kësaj radhe përballë Veronës me rezultatin 3-1.

Ndeshja nuk shkoi siç pritej për të besuarit e Gasperinit, të cilët e pësuan në minutën e 11-të, por më pas arritën të përmbysnin rezultatin.

Në fushë për bergamaskët ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili u aktivizua për 90 minuta.

Kështu Atalanta ngjitet momentalisht në zonën europiane, ndërsa Verona vazhdon të jetë në luftë për mbijetesë.

Në ndeshjen tjetër të sotme, Bolonja turpëroi në transfertë Kremonezen me rezultatin 1-5, duke ja bërë akoma dhe më të vështirë kësaj të fundit shpresën për të mbijetuar.