Ish-kampioni i botës rinovon kontratën në moshën 37-vjeçare

Lukas Podolski nuk kishte luajtur kurrë më parë në vendlindje, Poloni, dëshirë që e provoi në verën e vitit 2021 duke u transferuar te Gornik Zabrze.

37-vjeçari, autori i 130 ndeshjeve dhe 49 golave me kombëtaren e Gjermanisë, me të cilën fitoi Kupën e Botës (2024), ka rinovuar kontratën.

Sulmuesi ka firmosur për një tjetër vit me klubin e Gornik Zabrze, që garon në elitën e futbollit polak.

5 gola dhe 9 asiste numëron Podolski gjatë këtij sezoni në kampionat.

Gornik ka zhvilluar një sezon pozitiv, duke u renditur përkohësisht në vendin e gjashtë në Ekstraklasa.