16 mijë vizitorë në Parkun e Apollonisë. Guida online, risia e sezonin të ri turistik
Sezoni i ri turistik ka nisur me fluks të madh vizitash në Parkun Arkeologjik të Apollonisë me vizitorë vendas dhe të huaj. Drejtoresha e këtij parku Ornela Dyrmishi, se nuk i ka tyre ka shkuar16 mijë.
“ Deri më tani kemi 16 mijë vizitorë, pra jemi goxha më lartë në krahasim me 2022. Spanjollët kanë një rritje shumë të madhe sivjet në krahasim me vitet e tjera por njëkohësisht këtë vit kemi një fluks të madh edhe të gjermanëve dhe të francezëve” u shprehDyrmishi.
Një nga risitë e këtë sezoni vit turisti do të jetë guida online, e cila i mundëson vizitorit lëvizje pa shoqërues, ndërsa biletat online përfitohen me çmim më të ulët.
E pyetur nga Syri Tv nëse do të ketë investime nga BE me hapjen e shtigjeve të reja turistike, Dyrmishi ka pohuar se do të vijojë mbështetja me projekte, si dhe do të ketë gërmime arkeologjike nga ekspedita të huaja përgjatë verës.
Parku Arkiologjik i Apolonisë do të nisi shumë shpejt vënien në funksion të parkingut të ri, i cili lidhet me bypass-in Mbrostar – Levan. Ky park arkeologjik është quajtur si diamanti i kurorës turistike në gjithë zonën e Myzeqesë.