‘Nëse s'do ishte Syri TV zgjedhjet do dukeshin perfekte', Gurra: Rama bëri çmos që të kishte përballë një opozitë të përçarë!

Analisti Hysni Gurra i ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV me Eneida Ndoci u shpreh se qeveria gjatë dy viteve të fundit e sulmoi opozitën në të gjitha format e mundshme për të pas përballë në 14 maj një opozitë të përçarë.

Gurra tha se nëse nuk do të ishte televizioni Syri, zgjedhjet nuk do të diskutoheshin për manipulim dhe gjithçka e bërë nga pushteti do të dukej perfekte.

“Në qoftëse nuk do të ishte Syri TV në këto zgjedhje nuk do të kishin sot diskutim që janë manipuluar zgjedhjet. Do ishin zgjedhje demokratike, do ishin të gjithë të lumtur, pushteti është duke punuar mirë, pra kështu do kishte përfunduar kjo situatë. Megjithatë parregullsitë e  zgjedhjeve nuk është se ndodhën ditën e  zgjedhjeve. Gjatë dy viteve të fundit është bërë një përpjekje e jashtëzakonshme nga pushteti që në 14 maj  të përballet shteti me disa kandidatë të opozitën por jo të opozitës formale. Një opozite e cila u sulmua me të gjitha mjetet e mundshme, me gjykata e me ligj që të mos marrë pjesë në zgjedhje. U mor vula e partisë demokratike, e partisë historike, e partisë 30 vjeçare që ka sjellë pluralizmin në Shqipëri, u grabit dhe iu dorëzua disa personave që ne i kemi parë gjatë gjithë fushatës që nuk kanë pasur ku të shpenzojnë kohën televizive sepse shteti nuk u dha atyre vetën simbolet, u dha edhe fondet e buxhetit të shtetit u dha edhe kohën televizive”, tha ai.