Publikohet formacioni i vitit në La Liga, dominojnë yjet e Barçës dhe Realit

La Liga zyrtarizoi ekipin e saj ideal të kampionatit, kur mbeten edhe katër ndeshje për të luajtur.

La Liga publikoi 15 emra si lojtarët më të shquar në kampionat për të formuar formacionin e saj.

Ajo që bie në sy është dominimi i Barcelonës dhe Realit të Madridit që kanë nga 5 lojtarë secila në formacionin e vitit.

I vetmi lojtar që nuk i përket këtyre dy klubeve në 11-shen ideale është Antuan Grizman i Atletikos së Madridit.

Barça përfaqësohet me Ter Shtegen, Kunde, Balde, Pedri dhe Levandovski.

Reali nga ana e tij përfaqësohet me Militaon, Modriç, Valverde, Benzema e Vinicius.

Jashtë formacioni titullar janë Molina i Atletikos së Madridit, Merino (Sociedad), David Garsia (Osasuna) dhe Vega (Selta Vigo).