Ballkani i Ilir Dajës shpallet kampion për të dytin vit radhazi në Kosovë

Ballkani i Ilir Dajës është shpallur kampion për të dytin vit radhazi në Kosovë, duke mundur me rezultatin 2-0 Ferizajn.

Kjo vjen dhe pas hapit fals të Dritës, e cila u mund në shtëpi nga Malisheva me rezultatin minimal 0-1.

Gara për titull ishte e ethshme deri tani, për t’u vendosur përfundimisht në javën e parafundit të kampionatit.

Në sfidat e tjera, Gjilani barazoi 2-2 me Llapin, duke lënë garën për Europë të hapur, kur javën tjetër do të ketë një duel direkt me Dukagjinin.

Kjo e fundit mundi me rezultatin 3-1 Trepça ’89, ndërsa Prishtina triumfoi 4-1 përballë Drenicës.