‘Masakra elektorale në Kamëz’/ Hoxha: Nuk dal fitues në asnjë qendër votimi! Më kanë votuar dhe socialistë
I ftuar në Intervistën e Ditës në SYRI TV, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka hedhur dritë mbi manipulimet dhe presionet e zhvilluara nga mazhoranca socialiste ndaj votuesve në këtë bashki.
Hoxha ka theksuar se problematika që ka pasur Kamza është pak specifike sepse këtë radhë u implementuar votimi i dështuar elektronik, që ishte makineri e prodhimit të votës e vullnetit të qytetarëve pavarësisht se çfarë ata kanë votuar dhe pavarësisht se cilin kandidat ata kanë votuar.
Sipas Hoxhës, nuk ka ndodhur në asnjë palë zgjedhje të zhvilluara në Kamëz që kandidati demokrat të ketë rënie votash në çdo qëndër votimi, përmbysje rezultatesh, pra të mos dali fitues në asnjë qëndër votimi dhe këtë mund ta bëjë vetëm përllogaritja paraprake e makinerisë së votimit.
Hoxha: Kemi evidentuar gjatë gjithë kohës intimidimin, presionin, zhavorrin elektoral, paratë që janë dhënë në blerjen e votave dhe çdo formë presioni nga administrate publike, kontrollin e çdo votuesi ditën e zgjedhjeve, i cili nuk ka qënë lirë në 14 maj me votën e tij pasi është shoqëruar nga adminsitrata publike deri në një distancë të caktuar me qendrën e votimit dhe është përcjellë në një mënyrë stafetë deri në daljen e tij pas votimit dhe deri në daljen e tij për tu siguruar që vota ka shkuar në drejtimin e duhur.
Problematika që ka pasur Kamza është pak specifike sepse këtë radhë u implementuar votimi i dështuar elektronik, që ishte makineri e prodhimit të votës e vullnetit të qytetarëve pavarësisht se çfarë ata kanë votuar dhe pavarësisht se cilin kandidat ata kanë votuar dhe do ua jap me fakte.
Një provë është anomalia statistikore që askush sot nuk di ta shpjegojë. Nëse marrim në analizë çdo palë zgjedhje që janë zhvilluar në Bashkinë e Kamzës, nuk ndodh që një kandidat, në rastin konkret unë që të ketë rënie votash në çdo qëndër votimi, përmbysje rezultatesh, pra nuk dal fitues në asnjë qëndër votimi dhe këtë mund ta bëjë vetëm përllogaritja paraprake e makinerisë së votimit.
Si ka mundësi që vitin 2021 PS ishte 10 000 mijë vota minus në raport me PD, ndërsa sot ajo ka 22 mijë vota diferencë në raport me kandidatin. Dhe si subjekt politik është 11 mijë vota ndërsa unë si kandidat kam 16 mijë e 400 vota diferencë dhe kjo do të thotë se nuk ka asnjë mekanizëm tjetër përveç se kalkulimit që i është bërë pajisjeve elektronike.
Nuk ndodh që në qendrën ku banoj unë në çdo palë zgjedhjeve kemi qënë 230-250 vota avantazh, ndërkohë që jemi 140 vota minus dhe këtu duhet të llogaritësh që janë të majtë që kanë dalë në fushatë hapur dhe jam i bindur që më kanë votuar dhe i falenderoi.