FOTO/ Burgu special për të dënuarit e ‘Panama Papers’

Panama Papers Jail i punuar prej Alex de Stampa nga Franca, është projekti i një burgu të vendosur në anije, që do të lundronte në det.

Në këtë formë, nuk do të ketë kurrë një vend të qëndrueshëm, ndërsa të burgosurit do ta kenë të vështirë të arratiseshin, transmeton Telegrafi.

Qelitë e të burgosurve do të kenë nga nëntë metra katrorë

Arkitekti nga Franca, ka menduar që në këtë godinë, të hynin të gjithë pjesëmarrësit në skandalin Panama Papers, kur u zbuluan shumë mashtrime monetare dhe shpëlarje parash.

Sipër anijes së gjatë 350 metra, do të ndërtohet struktura e lartë 100 metra, e cila do të mund të zë shumë të dënuar.

E ndarë në dy sektorë sipas gjinisë, burgu ka pjesën me qeli, secila nga nëntë metra katrorë, si dhe hapësirën për zhvillimin e sporteve. Nuk mungon as pjesa ku do të qëndrojë administrata si dhe ndërtesa që e shfrytëzojnë stafi për fjetje dhe pushim pas turneve.

Megjithëse është vlerësuar si punim i veçantë arkitektonik dhe shumë efikas, është konsideruar më shumë si anije luksoze për pushime se sa burg i të dënuarve.

Ndryshe, një burim i panjohur ka lansuar gjatë vitit të kaluar 11.5 milionë dokumente, apo 2.6 terabajtë me të dhënat e individëve që kishin bërë mashtrime ekonomike.