Dritan Abazoviç pas betimit të presidentit pro-serb, Milatoviç: Ëndrra jonë politike u realizua!

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka uruar Jakov Milatoviç për zgjedhjen si presidenti i shtetit malazez.

Abazoviq tha se zgjedhja e Milatoviqit si president është ajo për të cilën kanë luftuar.

“Kuvendi i Malit të Zi kurrë më i bukur, i gjithë rajoni, si dhe mysafirë nga Evropa dhe e gjitha bota u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është realizuar”, tha Abazoviç.

Tutje, ai tha se me guxim, Mali i Zi është në rrugën e duhur.

Kujtojmë se sot Jakov Milatoviç është betuar si president i Malit të Zi, teksa tha se afrimi me BE-në është ilaçi më i mirë kundër politikave destruktive.