Vera e gjen Xhesika Berberin në Shqipëri, me projekte të reja

Shqipëria duket se do të jetë destinacioni i përzgjedhur për të pushuar këtë verë për Xhesika Berberin dhe projektet e saj. Modelja nxiti kureshtjen e ndjekësve kur postoi disa foto piktoreske nga njëri prej vendeve më të lakmuar në rivierën shqiptare.

Në një postim në Instagram, Xhesika shkruan “Stay tuned for more…”, teksa në sfond duket plazhi i Palasës dhe lokacioni i njërit prej resorteve më luksoze në vend. Në komente, jo pak njerëz janë kuriozë për projektet që e kanë sjellë në Shqipëri.

Edhe modelja, e cila prej kohësh jeton në SHBA, ka zgjedhur vendin më të lakmuar të VIP-ave shqiptarë si destinacionin e parë për t’u relaksuar. Një vend që ofron komoditetin dhe privatësinë aq shumë të kërkuar nga personazhet e njohur dhe sigurisht, një pamje fantastike për foto joshëse.