VIDEO/ Vrau kunatën me sëpatë në Elbasan, lihet në burg 58-vjeçari
Gjykata lë në burg 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas.
Krimi që tronditi opinionin publik ndodhi para tri ditësh në fshatin Kusarth të Elbasanit .
Alma Qevani, 44 vjeç, u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal.
Autori u pikas nga efektivët teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan dhe u arrestua.