‘Shkodranët më thonë, nadja e mirë o Benet Doshi’- IRIQI bisedon me Benet Becin
Iriqi:- Si ndjehesh tani që u bëre kryetar bashkie?
Beci:- Kryetar është Rama. Unë jam zëvendëskryetar.
Iriqi:- Po a u votove ti më 14 maj?
Beci:- U votua emri im, ama paratë nuk ishin të miat.
Iriqi:- Pra, nuk harxhove asnjë qindarkë?
Beci:- Harxhova mo, harxhova plot, por dhe ato të Ramës qenë. Se po mos më kishte vënë ai në ato poste me tendera pa fund, sot do isha emigrant, mbase andej nga Irlanda.
Iriqi:- Si të pritën shkodranët?
Beci:- Me tallje. Sa më shohin qeshin e më thonë, nadja mirë o Benet Doshi! Kam frikë se dhe te dera e shtëpisë, te ajo pllaka e ndritshme e nikeluar, veç “Familja Beci” do të vendosin më poshtë në kllapa (sipas Tomë Doshit).
Iriqi:- Pse kështu?
Beci:- Se pa Tomën nuk bëhesha dot kryetar. Ai bile do më bëjë dhe agjendën. Kë do takoj, kujt do i jap leje ndërtimi, cilin të emëroj drejtor.
Iriqi:- Po a e lejon Rama këtë?
Beci:- Hahaha, që ç’ke me të e lejon. Se Toma dhe Rama janë binjakë.
Iriqi:- Pra, më shumë do kesh telashe nga kjo punë. Si do ja bësh?
Beci:- Siç ia bën Rama që nuk rri një orë në zyrë. Dhe unë do jetoj në Tiranë e një ditë në javë do e hap bashkinë për popullin. Ejani se janë zyrat tuaja, do u them.
Iriqi:- Po ti nuk do jesh atje, po thua?
Beci:- Do e quaj “Dita pa kryetarin” ashtu si “Dita pa makina” që bën Lali Eri. D.m.th “Dita e Popullit”.
Iriqi:- Shpresojnë shkodranët te investimet që do bëni?
Beci:- Shpresojnë lesh. Unë isha te KESH-i kur u përmbytën disa herë mijëra fermerë e s’u dhashë një lek. Pra, do këndojmë si përherë: “Shkodër e përpjetë/ Siç ka qenë, më mut do jetë”.