Man.United nxjerr në shitje Harry Maguire, dy klube angleze në garë për mbrojtësin

Aventura e Harry Maguire në Mançester duket se ka përfunduar.

Mbrojtësi i United ka humbur vendin në skemat e Ten Hag dhe sipas të gjitha gjasave do të shitet në merkaton e kësaj vere.

Sipas raportimeve të medieve britanike qendërmbrojtësi 30-vjeçar mund të transferohet në Tottenham ose West Ham, pasi këto dy klube kanë shfaqur interes për Maguire.