Vrasja e 16-vjeçarit në Gramsh/ Gjykata lë në burg 4 adoleshentët

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 4 të miturit që vranë me thikë 16-vjeçarin Fatjon Bici në Gramsh 3 ditë më parë. Gjykata caktoi arrest me burg për 4 autorët e mitur Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Këta të mitur akuzohen për vrasje në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Trupa gjykuese dhe masën e sigurisë arrest në burg për të katërt, të cilët do të qëndrojnë në paraburgim gjatë hetimeve.

16-vjeçari Bici u godit me thikë gjatë një konflikti me 4 persona të moshave 14 deri në 16 vjeç.

Pasi doli nga mësimi, ai pa në një rrugicë kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur.

Por goditjet me thikë i morën jetën adoleshentit, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.

4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë në një kënd lojërash dhe më pas ishte përshkallëzuar në rrjetet sociale.