Sot betohet presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç
Presidenti i sapozgjedhur, Jakov Milatoviq do të inaugurohet sot në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë. Në ceremoni do të marrin pjesë mbi 200 të ftuar, duke përfshirë zyrtarë nga rajoni, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, një numër i madh ambasadorësh jorezidentë dhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar.
Betimi dhe marrja zyrtare e presidentit do të fillojë në ora 12:00 në Kuvend, ndërsa pas inaugurimit Milatoviq do të presë me bashkëshorten e tij Milena në Villa Goricë.
Seancën do ta hap kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq, njofton RTK. “Në seancë, para deputetëve në Kuvend, presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, do të bëjë betimin dhe do të marrë detyrën e presidentit”, u njoftua më herët nga Kuvendi.
Ceremonia e betimit të presidentit të ri është mbajtur më parë në Cetinje, raporton televizioni publik i Malit te Zi.
Milatoviq ka thënë ditëve të fundit se në betimin e tij si president, do të marrin pjesë shumica e krerëve të shteteve nga rajoni. Arritjen e kanë konfirmuar presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe anëtarët e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, si dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiq ka deklaruar dje se ende nuk ka asnjë konfirmim se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë në inaugurimin e Jakov Milatoviqit.
Mes zyrtarëve evropianë është e sigurt prania e Oliver Ropke, presidentit të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social të Komisionit Evropian, si dhe i të dërguarit special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
"Inaugurimi është një akt solemn i hyrjes në zyrën presidenciale. Ai duhet të jetë shembull i standardeve më të larta demokratike dhe pikërisht për këtë është paraparë në Parlamentin e Malit të Zi. Qytetarët më kanë dhënë besimin që të bëj gjithçka që kam në fuqi për ta bërë Malin e Zi një shoqëri të vërtetë demokratike”, ka shkruar Milatović më herët në Tëitter.
Ai fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë, të mbajtur më 11 prill, në të cilat fitoi gati 60 për qind të votave.
Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, të miratuar më 22 tetor 2007, presidenti i vendit zgjidhet me mandat 5 vjeçar.
Që nga rivendosja e pavarësisë më 21 maj 2006, Filip Vujanoviç, i cili u zgjodh në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 dhe 2013, mban postin e Presidentit të Malit të Zi.
Gjukanoviq u zgjodh në atë pozitë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018.