Identifikohet këmbësori i shtypur nga makina në aksin Lezhë-Shkodër

Është identifikuar viktima e aksidentit të mbrëmjes së të premtes në aksin Lezhë-Shkodër.

Mësohet se këmbësori që u përplas nga një makinë teksa po ecte anash rrugës është 50-vjeçari Zef Kacoli nga Puka.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është arrestua nga policia.

Uniformat blu po hetojnë rrethanat e aksidentit.