'Mashtrim' financiar, Chelsea synon të shesë shtatë lojtarë gjatë muajit qershor

Chelsea kërkon të shesë një numër të konsideruar lojtarësh gjatë muajit qershor.

Kjo “dëshirë” e “bluve” të Londrës lidhet me faktin se klubi dëshiron t’i deklarojë këto lëvizje në të dhënat financiare të sezonit 2022-2023.

Aubameyang, Kovacic, Pulisic, Ziyech, Mendy, Hudson-Odoi, dhe Loftus-Cheek janë nxjerrë në shitje nga Chelsea.