'Vuçiç, dorëhiqu, largohu'/ Beogradi ndizet nga protestat kundër presidentit serb

Mijëra persona kanë protestuar ditën e sotme në Beograd në protestën e organizuar nga opozita” “Serbia kundër dhunës” është slogani i protestës.

Në atë që po konsiderohet ndër protestat më të mëdha ndonjëherë në Serbi, protestuesit kanë shprehur zhgënjimin ndaj autoriteteve për reagimin, pas vrasjeve që ndodhën në maj në Serbi.

“Vuçiç, dorëhiqu” e “Vuçiç, largohu” ishin thirrjet e protestuesve para Parlamentit e Qeverisë së Serbisë.

Është protesta e tretë e madhe që po organizohet pas sulmeve.

Në fillim të majit, për dy ditë në Serbi ndodhën dy sulme.

Në të parin, një nxënës 13-vjeçar i vrau tetë nxënës dhe një roje të shkollës, si dhe plagosi gjashtë nxënës tjerë dhe një mësues.

Një ditë më vonë një 21-vjeçar, i vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë.