'Parada e Krenarisë' në Tiranë/ 'Piranjat' pyesin qytetarët: Çfarë është 17 maji?

Dita historike kur dy liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha u përqafuan, dita e shembjes së Teatrit Kombëtar apo Dita Botërore kundër Homofobisë? 

Shqiptarët me shumë gjasa do të preferonin që fëmija i tyre të bëhej kriminel, në vend që të bëhej gay, trans apo transgjinor.

Mjafton një vox-pop i emisionit “Piranjat” gjatë paradës së 17 majit për të kuptuar, se sa pranohet komuniteti LGBTQI+.

Pavarësisht aktiviteteve në ditën botërore kundër Homofobisë, pjesa më e madhe e qytetarëve janë kundër.

Madje ata shkojnë edhe më tej, duke ofenduar anëtarët e këtij komuniteti. 

Ndryshe mendojnë drejtuesit e komunitetit LGBTQI+ në Shqipëri.

Sipas tyre, shoqëria është më e hapur dhe ka një lloj ndryshimi, sidomos te brezi i ri sepse janë më të guximshëm janë më të hapur në vetvete.